image Mozzik zbulon se vuan nga çrregullimi që po prek miliona njerëz

Bota e Yjeve

Mozzik zbulon se vuan nga çrregullimi që po prek miliona njerëz

news image

Mozzik ka befasuar me një nga postimet e tij të fundit duke folur hapur për një problem që duket se po e shqetëson kohët e fundit.

Reperi ka zbuluar se vuan nga ankthi, i konsideruar si “sindroma e shek.XXI

Përmes dy postimeve në Instastory ai ka lënë të kuptohet se nuk ka arritur t’i shpëtojë këtij çrregullimi që po prek gjithnjë e më shumë njerëz.

“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, ka shkruar Mozzik.

Personazhe të njohura në tërë botën kanë folur për problemet e tyre me shëndetin mendor. Tek ne kjo gjë ndodh rrallë por reperi duket se ka vendosur të flasë hapur për t’u solidarizuar me njerëzit që vuajnë nga i njëjti problem. /GazetaSinjali/