Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, pas vizitave në qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Pejës ka vazhduar vizitën edhe në Deçan.
Artisti përmes rrjetit social Instagram, ka treguar se tani gjendet në Deçan, ku shihen shumë qytetarë të cilët janë mbledhur për ta takuar reperin.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashin, i cili tha se reperi me aprovimin e komunës ka qëndruar vetëm pak minuta në Deçan.
Ai shtoi se Komandati i Stacionit të Policisë së Pejës ka ngarkuar një patrullë për mbikqyrjen e qytetarëve, derisa e ai e ka shpërndarë albumin e tij.
“Me aprovimin e Komunës së Deçanit reperi ka shpërndarë albumin e tij, ndërsa Komandati i Stacionit të Policisë ka angazhuar një pantroll për mbikqyrjen e qytetarëve. Reperi ka qëndruar vetëm 15 minuta, ndërsa qytetarët vetëm sa kishin siguruar albumin, janë shpërndarë menjëherë. Qytetarët kanë qenë me maska, ndërsa policia ka shpërndarë menjëherë pasi ata kishin takuar reperin dhe pasi kishin siguruar albumin e tij më të ri”, ka thënë Gashi.
Pas kësaj vizite, reperi ka vazhduar vizitën edhe në qytetin e Gjakovës.
Kujtojmë se, Mozzik është duke promovuar albumin e tij më të ri “Mozzart” në disa qytetet të Kosovës. /Gazeta Sinjali/