image Mozzik tregon se a është "Dhelpër Dinake" dedikim për Loredanën, flet për divorcin!!

Bota e Yjeve

Showbiz/ Mozzik tregon se a është “Dhelpër Dinake” dedikim për Loredanën, flet për divorcin!!

news image

Reperi Mozzik ka folur pak muaj pas ndarjes nga Loredana. Ai ka treguar se tani ata kanë filluar edhe procedurat e divorcit.  

Mozzik tha se ata filluan me procedurat, megjithatë u shpreh se po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.

“Hala jemi rrugës, procedurat munden me shku më gjatë. Zvicra njihet për ligjet, procedurat që shkojnë pak më ndryshe. Janë rrugës, kur t’i vjen koha. Me rëndësi na me qenë mirë me shëndet”, tha ai.

Reperi foli edhe rreth raportit që ka me Loredanën, u shpreh se ajo është nëna e vajzës së tij dhe pavarësisht situatës, duhet ta kenë të paktën një kontakt ditor me të.

Mozzik i mohoi spekulimet se kënga “Dhelpër dinake” është dedikim për Loredanën.

“Nuk e di, nuk kam pasur najfarë mendimi. Se di. Nuk është dedikim për të. Unë s’mundem me ia dediku këngën “Dhelpër dinake” nënës së vajzës tem, se gjithë kohën vajza ime është me nënën e vetë. E nuk mundem me quajt nënën e vajzës tem dhelpër dinake, se ajo është dinake, dinakëri. E s’mundet me qenë nëna e vajzës tem dinake. Po, situata ka qenë ashtu. U bë zingjir pak edhe u lidhen senet”, deklaroi Mozzik.

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, Hanës, e cila lindi më 18 dhjetor të vitit të kaluar./Gazeta Sinjali/