image Mozzik tregon pse u nda me Loredanën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Mozzik tregon pse u nda me Loredanën

news image

Njëri prej rep-artistëve shumë të përfolur shqiptar si për jetën private dhe atë profesionale, padyshim se është Mozzik.

Artisti së fundmi ishte kryetemë e mediave si shqiptare ashtu dhe ndërkombëtare, për ndarjen nga rep-artistja gjithashtu e njohur Loredana Zefi, transmeton Gazeta Sinjali.

Mozzik në një intervistë për “20 minuten”, ka treguar se përse është ndarë nga Loredana.

Jemi ndarë sepse nuk funksionoi më, janë gjëra private, kjo mund të ju ndodhë të gjithëve. Koha me Loredanën ishte e shkëlqyeshme. Por ndonjëherë ka një moment të tillë në jetë, kjo është kur u ndava me Lorin. Atë do ta respektoj për një jetë të tërë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Mozzik gjithashtu ka treguar që kënga “Dhelpër dinake” nuk është dedikim për askënd pasiqë kënga është shkruar dy vjet më herët./Gazeta Sinjali/