image Mozzik takohet me Veselin në Hagë: I fortë guri, i pathyeshëm gjithmonë

Sociale

Mozzik takohet me Veselin në Hagë: I fortë guri, i pathyeshëm gjithmonë

news image

Reperi i njohur kosovar Mozzik ka qëndruar në Hagë dhe e ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.

Lajmin e bëri të ditur vet ai nëpëmjet rrjeteve sociale.

Reperi tha se Veseli është i fortë guri dhe i pathyeshëm.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova Kadri Veselin! I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.

Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.

Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë .

#FREEKADRIVESELIPata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë

Të fala Atdheut!

Atdhe!

Sa fjalë e ëmbël !

Sa fjalë e shenjtë!

Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot.

Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.Sa herë të na marrë malli për Ty , ne ngopemi me erën Tënde.

Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.Të ujitëm me gjakun tonë. Gjaku që u bë liri .

Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shëndrisin ata.U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhëmi një me Europën .

E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.

Unë tani jam larg jush , por mendja dhe zemra është aty me ju.

Çdo minut pas grilave është i padrejtë për ne.

/GazetaSinjali/