Reperi i njohur kosovar Mozzik ka qëndruar në Hagë dhe e ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.
Lajmin e bëri të ditur vet ai nëpëmjet rrjeteve sociale.
Reperi tha se Veseli është i fortë guri dhe i pathyeshëm.
Postimi i plotë:
Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova Kadri Veselin! I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.
Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.
Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë .
#FREEKADRIVESELIPata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë
Të fala Atdheut!
Atdhe!
Sa fjalë e ëmbël !
Sa fjalë e shenjtë!
Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot.
Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.Sa herë të na marrë malli për Ty , ne ngopemi me erën Tënde.
Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.Të ujitëm me gjakun tonë. Gjaku që u bë liri .
Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shëndrisin ata.U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhëmi një me Europën .
E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.
Unë tani jam larg jush , por mendja dhe zemra është aty me ju.