image Mozzik takohet me presidentin dhe liderin e PDK-së, iu dhuron albumin e tij më të ri

Bota e Yjeve

Mozzik takohet me presidentin dhe liderin e PDK-së, iu dhuron albumin e tij më të ri

news image

Mozzik është takuar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Artisti përmes një InstaStory ka njoftuar për takimin, me ç’rast iu ka bërë dhuratë albumin e tij më të fundit ‘Mozzart’.

 “Faleminderit president”, shkroi reperi ferizajas në mbishkrimin e një prej fotografive.

Javë më parë ai bëri një vizitë në mbarë qytetet e Kosovë për ta shpërndarë albumin e tij, mirëpo ai bëri ndalesë në vetëm tri prej komunave, për shkak se Policia e Kosovës ndërpreu aksionin, për shkak të grumbullimit të njerëzve. /Gazeta Sinjali/