Mozzik është takuar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Artisti përmes një InstaStory ka njoftuar për takimin, me ç’rast iu ka bërë dhuratë albumin e tij më të fundit ‘Mozzart’.
“Faleminderit president”, shkroi reperi ferizajas në mbishkrimin e një prej fotografive.
Javë më parë ai bëri një vizitë në mbarë qytetet e Kosovë për ta shpërndarë albumin e tij, mirëpo ai bëri ndalesë në vetëm tri prej komunave, për shkak se Policia e Kosovës ndërpreu aksionin, për shkak të grumbullimit të njerëzve. /Gazeta Sinjali/