image Mozzik takohet me kryetarin e Komunës së Ferizajt, ia dhuron albumin e ri

Bota e Yjeve

Mozzik takohet me kryetarin e Komunës së Ferizajt, ia dhuron albumin e ri

news image

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Mozzik është pritur në takim me kryetarin e kësaj komune.

Përmes një postimi në Instagram, Mozzik bëri të ditur për takimin, ku edhe ia dhuroi albumin e tij më të ri kryetarit të Komunës, Agim Aliut.

 “Pune që njerëzit i kryejnë nuk janë të njejta. Ato dallojnë për nga rëndësia, natyra dhe përgjegjësia. Unë, si qytetar i Ferizajt me aq mundësi sa kam po vë një gur ne kalanë kulturore të ngritur të qytetit tonë. Unë këtë album, sot, me respekt të veçantë po ia dhuroj kryetarit të komunës, z.Agim Aliut. Le të shërbejë si aset kulturor i një djali që e do këngën. Me nderime, Mozzik!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se para pak ditësh, Mozzik filloi turneun për promovimin e albumit të ri, ku kishte planifikuar të dhuronte CD për fansat në disa qytete të Kosovës. /Gazeta Sinjali/