image Mozzik sqaron njëherë e përgjithmonë marrëdhënien me Loredanën

Bota e Yjeve

Mozzik sqaron njëherë e përgjithmonë marrëdhënien me Loredanën

news image

Reperi nga Ferizaj, Mozzik është padyshim një ndër artistët më të përfolur sa i përket jetës publike dhe asaj private. Lidhja e tij me Loredanën ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke u aluduar shpesh për ndarje e ribashkim, shkruan Gazeta Sinjali.

Në emisionin Prive, ai njëherë e përgjithmonë e ka sqaruar këtë pjesë.

Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka wow. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret” ka thënë reperi. / GazetaSinjali /