image Mozzik shkon në studio me veshje të pazakontë

Bota e Yjeve

Mozzik shkon në studio me veshje të pazakontë

news image

Rep-artisti Mozzik vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Mozzik i cili njihet si një ndër reperët më të dashur të shqiptarëve anembanë botës, si duket është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Së fundmi ai ka lansuar projektin e ri muzikor i cili po pushton top-listat evropiane.

Kënga kaloi numrin prej 1 milion klikimesh në Youtube brenda 14 orësh dhe deri tani ajo ka arritur të mbledhë më shumë se 5 milionë klikime.

Ndërsa sot reperi ka publikuar një imazh në Instastory ku shihej se ishte në një studio muzikore.

Me sa duket ai ndihet si në shtëpi kur është në studio, pasiqë shihet i veshur me robdeshambër.

Reperi nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër në lidhje me projektet e reja muzikore teksa na mbetet të presim për çdo të re.

 /Gazeta Sinjali/