Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Gramoz Aliu shkroi se mosmobilizimi i shtetit tonë jep hapësirë për të menduar edhe situatën më të keqe.
Ai shtoi se Serbia ka qenë gjithmonë e pa besë e dinake.
Ndryshe, Mozzik krahas angazhimeve me koncerte po punon vazhdimisht edhe për projekte të reja muzikore.
Postimi i plotë:
Mos mobilizimi edhe i Shtetit tonë na lejon na jep hapësirë me mendu edhe më të keqën ..Krejtë në rregull Amerika / Kfori / Eulexi etj ..Zoti i bekoftë !
Veç edhe Shteti Kosovë kish me qenë hala ma mirë mu mobilizu qysh i ka hije !
Serbia serbi osht, qysh ka qenë gjithmonë, e pa besë e dinake !
Zoti ju ruajtë gjithëve !