Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, sonte do të publikojë këngën e tij më të re, shkruan Gazeta Sinjali.
Reperi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur kohën kur do ta publikojë projektin e tij të ri muzikor, i cili do të jetë në gjuhën gjermane.
Përveç kësaj, këngëtari ka paralajmëruar edhe një surprizë tjetër. Pra, edhe një projekt tjetër i ri i këngëtarit do të vijë në gjuhën shqipe.
Kënga e fundit e Mozzik titullohet “Edhe ti” dhe është në bashkëpunim me rep-artisten e njohur Tayna. Kënga ka thyer shikueshmëri në kanalin zyrtar Youtube./Gazeta Sinjali/