COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Showbiz/ Mozzik publikon këngën “1 ditë”

news image

Gramoz Aliu i njohur me emrin artistik si Mozzik, e ka publikuar këngën “1 ditë”.

Këtë projekt muzikor, rep-artisti ka vendosur ta publikojë vetëm në rrjetin social Instagram, si një dhuratë për fansat e muzikës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Mozzik ka treguar që këtë këngë e ka punuar para 5 – 6 vjetëve, por që ende e ka shumë për zemër.

“E pikërisht sot ku po rrimë të gjithë në shtëpi , e keni dhuratë këtë këngë nga unë qe u punua gjatë viteve 2014/2015 !”, ka shkruar rep-artisti ndër të tjera.

Mozzik ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë atij fjalët më të mira./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin