image Mozzik viziton Pejën, qytetarët nuk i respektojnë masat

Bota e Yjeve

Mozzik viziton Pejën, qytetarët nuk i respektojnë masat

news image

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, pas vizitave në qytetin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë ka zhvilluar një vizitë edhe në qytetin e Pejës.

Mozzik është duke promovuar albumin e tij më të ri “Mozzart” në mbarë qytetet e Kosovës.

Përmes rrjetit social Instagram, Mozzik ka ndarë çaste me ndjekësit e tij nga vende të ndryshme, derisa ai gjendet në qytetin e Pejës shumë qytetarë ishin mbledhur për ta takuar reperin dhe të sigurojnë falas një prej albumeve që ai po shpërndante .

Reperi gjithashtu u ka kërkuar fansave që të bartin maskën dhe ta respektojnë distancën.

Pas Pejës, 24-vjeçari do të niset për promovimin e albumit “Mozzart” edhe në Deçan dhe Gjakovë. /Gazeta Sinjali/