Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, do të kthehet në Tiranë pas dy vjtësh pa performuar në skenat e kryeqytetit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Mozzik është shprehur se mezi pret të shohë adhuruesit e tij.
Kujtojmë se Mozzik hoqi dorë nga koncertet, pasi u zhvendos për të jetuar në Zvicër me partneren e tij, Loredanën.
Së fundmi dyshja është përfolur për një ndarje të mundshme, por çdo gjë u hodh poshtë nga vetë artistët, kur Mozzik u shfaq në promovimin e albumit të Loredanës./Gazeta Sinjali/