Njëri ndër rep-artistët më të përfolur shqiptar padyshim që është Mozzik.
Reperi për herë të parë ka folur publikisht që pas ndarjes nga partnerja, rep-artistja gjithashtu e njohur shqiptare Loredana, transmeton Gazeta Sinjali.
Mozzik këtë e ka bërë në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës. I pyetur se sa është numri i lidhjeve serioze që ka pasur, ai ka treguar se ka pasur vetëm një.
“Kam pasur vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana”, është shprehur reperi.
Kujtojmë se Loredana në njoftimin për ndarjen nga Mozzik, e kishte lënë të hapur mundësinë që të ribashkohej sërish me të./Gazeta Sinjali/