Rep-artisti shumë i përfolur shqiptar Mozzik, sot feston datëlindjen e 24-të.
Në këtë ditë të veçantë Mozzik ka marrë urime të shumta nga familjarë, kolegë, por urimi më i veçantë ka qenë ai i vajzës së tij, Hanës, transmeton Gazeta Sinjali.
Në rrjetin social Instagram, nga profili i vajzës së tij që menaxhohet nga Mozzik e Loredana, është publikuar një imazh i reperit me Hanën i shoqëruar me një dedikim.
“Urime ditëlindja babi. Hana të do“, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se së fundmi kryetemë e mediave kanë qenë raportet në mes të Mozzik dhe Loredanës për shkak të dyshimeve për një ndarje mes tyre, por të gjitha këto aludime kanë rënë poshtë, kur Mozzik u pa në krahët e saj gjatë promovimit të albumit debutues të Loredanës./Gazeta Sinjali/