Mozzik dhe Tayna kohë më parë kanë sjellur bashkëpunimin ‘Edhe ti’, e cila u pëlqye nga publiku.
Shpeshherë në postime ata janë parë duke kaluar kohë së bashku, por si duket gjërat kanë ndryshuar.
Në një kërkim te profili i Taynas në rrjetin social Instagram, ajo nuk e ndjekë më reperin.
E njëjta ka ndodhur edhe me Mozzik, edhe pse ky i fundit ndjek vetëm profilin e vajzës së tij, Hana.
Edhe pse dyshja ende nuk janë prononcuar, fansat menjëherë kanë filluar me aludimet se dyshja mund të kenë shkëputur raportin. /Gazeta Sinjali/