Mozzik dhe Loredana tashmë kanë prezantuar para fansave projektin e tyre të ri muzikor.
“Rosenkrieg” titullohet kënga më e re e çiftit të njohur shqiptar, të cilët rikthehen pas një kohe të gjatë me projekt të përbashkët.
Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa dyshja vijnë në skena nga më të ndryshmet – përfshirë këtu edhe një moment me vajzën e tyre, Hanën.
Producimi i këngës është bërë nga Luka Katic dhe Nancho, ndërsa i është besuar produksionit “Fati Media Group GmbH.
Projekti tani gjendet i plotë në kanalin zyrtar të Mozzik në YouTube, i cili për vetëm disa orë ka arritur të mbledh mbi gjysmë milionë klikime.
Kjo po ashtu është pjesë e “No Rich Parents” – albumit të Loredanës dhe Mozzik që në vijim do të sjellin edhe këngë të tjera.
Prindërit e dy fëmijëve, u rikthyen së bashku gjatë vitit që lamë pas dhe këtë kohë po qëndrojnë në Zvicër. /Gazeta Sinjali/