image Mozzik bën një tatuazh të ri në gjuhën arabe

Bota e Yjeve

Mozzik bën një tatuazh të ri në gjuhën arabe

news image

Reperi i njohur Gramoz Aliu, i prezantuar për publikun me emrin e artit Mozzik ka treguar se është i pasionuar pas tatuazheve.

Ai ka shumë të tillë në trupin e tij, përfshirë edhe disa në duar dhe gishta. E së fundmi artisti ka shtuar një të ri që e ndau dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Mozzik postoi një foto në Instastory ku shihet një tatuazhi i ri në gjuhë arabe i bërë pranë gishtit të madh të dorës.

Por, cili është kuptimi i tij?

Kjo fjalë në shqip përkthehet “luftëtar”. Mozzik shpesh ka deklaruar se e cilëson veten si ‘ushtar’ sepse nuk ndalet së punuari për t’i realizuar ëndrrat e tij.

Mozzik njihet se është i pasionuar pas tatuazheve, por më i veçanti mbetet portreti i vajzës së tij, Hana.

/GazetaSinjali/