image Mozzik bën gjestin e veçantë për Getinjon në një koncert

Bota e Yjeve

Mozzik bën gjestin e veçantë për Getinjon në një koncert

news image

Rep-artisti Mozzik së fundmi ka mbajtur një koncert muzikor.

Derisa ishte duke kënduar, reperi ka pauzuar dhe ka kërkuar nga të pranishmit të brohorasin emrin e vëllait të tij Getinjo i cili po qëndron brenda shtëpisë së BBVK-së.

Getinjo pas hyrjes në shtëpi është komentuar mjaft shumë sa i përket deklaratave të tij brenda shtëpisë.

Së fundmi, reperi në një bisedë me banorët ka befasuar me deklaratën e tij teksa ka thënë se ia ka ndryshuar drejtimin me dorë plumbit të shkrepur.

“Janë kanë tu gjujt edhe e kom rrokë me shuplakë plumbin, ka ecë plumi. Plumi o kanë tu ardhë, unë e kam rrokë plumin edhe ma ka pre dorën. Plumi ka ecë anej”, thotë Getinjo.

/GazetaSinjali/