image Mourinho tregon skuadrën ku nuk dëshiron të kthehet

Futboll

Sport/ Mourinho tregon skuadrën ku nuk dëshiron të kthehet

news image

Trajneri Jose Mourinho, ka folur për media pasi që është përmendur si zëvendësues i Zinedine Zidanes te skuadra e Real Madridit.

Mourinho e ka refuzuar një mundësi të tillë, duke e treguar respektin që e ka për Zidanen.

Kandidat për stolin e Real Madridi? Ka dy lloje thashethemeve. Një, kur dikush flet për Zidanen, i cili është një nga ne dhe kjo na lëndon kur ekipet tona nuk shkojnë mirë. Ju duhet të jetoni me të. Zidane është në futboll gjatë gjithë jetës së tij dhe ai e di këtë. Lloji tjetër i thashethemeve është kur vendoset emri im aty dhe kjo nuk më pëlqen“, citohet të ketë thënë ai.

Kjo sipas Mourinhos pasi që Real Madridi tashmë ka një trajner.

Kthimi në Madrid? Unë nuk do të doja të kthehesha sepse ata kanë një menaxher dhe unë nuk mund të drejtoj një ekip që ka një menaxher”.

Trajneri tregoi se është duke tentuar ta mësojë gjuhen gjermane, pasi që dëshiron në ndonjë ndeshje të Ligës së Kampionëve./Gazeta Sinjali/