image Mourinho për herë të parë përballet ndaj Interit në San Siro

Futboll

Mourinho për herë të parë përballet ndaj Interit në San Siro

news image

Çerekfinalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Romës, do të jetë ndeshja e parë e Jose Mourinhos në “San Siro” kundër ish-ekipit të tij.

Trajneri portugez mbërriti në Romë për të rikthyer titullin në skuadrën e “verdhekuqve” katërmbëdhjetë vjet pas herës së fundit, por për ekspertët e sportit në Itali, “zikaltërit” janë më të favorizuar për të fituar dhe për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja anët, me ekipet që do tentojnë të marrin fitoren dhe kualifikimin. Dy skuadrat do të përballen në orën 21:00 të mbrëmjes këtë të martë.

Portugezi nuk do të linte lehtë t’i ikte fitorja ndaj Interit në një takim të tillë, ndaj pritet që nga ekipi i tij të ketë shumë surpriza. Megjithatë Romës, që renditet e shtata në tabelën e Seria A me 39 pikë, do i duhet shumë punë përballë kryesuesve, që në 23 ndeshje kanë grumbulluar 53 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/