image Mourinho ndëshkohet me të kuq edhe në miqësore, përballje spektakolare: Betis – Roma

Futboll

Mourinho ndëshkohet me të kuq edhe në miqësore, përballje spektakolare: Betis – Roma

news image

Jose Mourinho vazhdon të jetë ai i njëjti, duke u bërë trend në krejt botën, raporton Sinjali Sport.

“Special One” nga ky vit është trajner i skuadrës italiane, Roma.

Portugezi me Giallorossi luajtën një miqësore ndaj Real Betisit, të cilën e humbën me rezultat të thellë 5-2.

Edhe pse miqësore, ky takim u luajt si të ishte finale e ndonjë kompeticioni madhor, pasi që te skuadra e Romës luajti mjaft ashpër.

Ekipit italian iu ndëshkuan me karton të kuq tre lojtarë si dhe trajneri.

Mourinho hyri në fushë për të argumentuar vendimin e gjyqtarit që e ndëshkoi në minutën e 59 Lorenzo Pellegrinin, pasi goli i tretë që u shënua nga spanjollët ishte konkretizuar me dorë nga Alex Moreno.

Pas këtij momenti verdhekuqtë morën teposhtën, pasi edhe dy futbollistë tjerë u ndëshkuan me të kuq.  

/Gazeta Sinjali Sporti/