image Mourinho me metodë të re në stërvitje, përdorë dron për të vëzhguar lojtarët

Futboll

Mourinho me metodë të re në stërvitje, përdorë dron për të vëzhguar lojtarët

news image

Jose Mourinho do ta udhëheq skuadrën e Romës nga sezoni i ardhshëm.

Portugezi ka filluar menjëherë të ketë ndikimin e tij në klub, ku rregullat e tij janë strikte edhe në stërvitje.

‘Special One’, është duke u informuar me teknologjinë më të fundit dhe duke sjellë teknika të reja në përgatitjet e tij.

Mou ka kërkuar një dron të personalizuar që të rri pezull mbi fushë dhe të filmojë lojtarët e tij. Kjo i lejon stafit të tij të marrin një pamje perfekte të formës dhe lëvizjeve të tyre në fushë.

Në këtë mënyrë, ai mund të ndalojë stërvitjen, t’i tërheqë të gjithë prapa dhe t’i lejojë lojtarët të shikojnë gabimet e tyre brenda pak sekondave nga kryerja e tyre.

Është një përdorim i shkëlqyeshëm i teknologjisë për ta ndihmuar atë të tregojë taktikat e tij para ekipit. /Gazeta Sinjali Sporti/