image Mourinho komenton mundësinë e transferimit të Ronaldos te Roma

Futboll

Mourinho komenton mundësinë e transferimit të Ronaldos te Roma

news image

Kalimi i Jose Mourinho-s te Roma ka kushtëzuar në mënyrë të pashmangshme merkaton e futbollit, raporton Sinjali Sport.

Kanë qenë të shumtë zërat në javët e fundit, si ai që ka folur për një kontakt mes “Special One” dhe Cristiano Ronaldo-s për një transferim të bujshëm të sulmuesit te Roma.

Mou ka folur pikërisht për këtë në një intervistë të dhënë për “TalkSport”:

“Cristiano Ronaldo duhet të largohet nga Italia dhe të më lërë të qetë”, ka thënë trajneri portugez duke bërë shaka.

“Të gjithë e thonë, e bëj edhe unë, se nuk është më 25 vjeç. Është e vërtetë, është 36 dhe nuk shënon më 50 gola në sezon, po sa shënon? 35. Janë shifra të pabesueshme që flasin vetë”.

Në lidhje me atë që e motivon CR7:

“Unë besoj se rekordet e shtyjnë të japë maksimumin. Është një legjendë, një që e ka fituar vendin në historinë e futbollit, por vazhdon të motivohet me shifrat. Kërkon të fitojë Topin e Artë shumë herë, Këpucën e Artë disa herë, kërkon të thyejë rekordin e golave të shënuar me një kombëtare, do të luajë edhe në Botëror” u shpreh Mourinho. /Gazeta Sinjali Sporti/