image Mourinho kërkon transferimin e mbrojtësit të Real Madridit

Futboll

Mourinho kërkon transferimin e mbrojtësit të Real Madridit

news image

Jose Mourinho thuhet se është duke kërkuar transferimin e Eder Militaos te Tottenham Hotspuri, transmeton Sinjali Sportiv.

Mbrojtësi brazilian është pjesë e Real Madridit që nga korriku i vitit 2019, teksa gjatë këtij sezoni është paraqitur vetëm dy herë me fanellën madrilene.

Duke parë situatën e tij, Jose Mourinho kërkon të përfitojë dhe 22 vjeçari të transferohet në Londër.

Real Madrid's Eder Militao tests positive for Covid-19, will miss Inter  Milan match - Eurosport
Eder Militao / Real Madrid.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se lojtari mund të largohet gjatë janarit nga ‘Bernabeu’ dhe Tottenhami shihet si destinacioni i tij i radhës.

Ndryshe, Eder Militao ka kontratë të vlefshme me ‘Los Blancos’ deri në verën e vitit 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro. /Sinjali Sportiv/.