Jose Mourinho thuhet se është duke kërkuar transferimin e Eder Militaos te Tottenham Hotspuri, transmeton Sinjali Sportiv.
Mbrojtësi brazilian është pjesë e Real Madridit që nga korriku i vitit 2019, teksa gjatë këtij sezoni është paraqitur vetëm dy herë me fanellën madrilene.
Duke parë situatën e tij, Jose Mourinho kërkon të përfitojë dhe 22 vjeçari të transferohet në Londër.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se lojtari mund të largohet gjatë janarit nga ‘Bernabeu’ dhe Tottenhami shihet si destinacioni i tij i radhës.
Ndryshe, Eder Militao ka kontratë të vlefshme me ‘Los Blancos’ deri në verën e vitit 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 30 milionë euro. /Sinjali Sportiv/.