image Mourinho e dëshiron Cavanin në Romë

Futboll

Mourinho e dëshiron Cavanin në Romë

news image

Sezoni i ri garues 2021/22 mund të mos e gjejë Edinson Cavanin duke luajtur për skuadrën e Manchester United.

Sipas mediumit “Daily Star”, Roma mund të jetë skuadra e re e sulmuesit nga Uruguaji.

Trajneri i ri i Romës Jose Mourinho dëshiron që ta ketë nën urdhrat e tij numrin shtatë të “Djajve të Kuq”.

Problemi i vetëm në avancimin e këtij operacioni është se Cavani ka nënshkruar kontratë me Manchester United dhe Roma duhet të paguajë për kartonin e tij.

Cavani momentalisht është i angazhuar në Kupën e Amerikës me Uruguajin dhe pas përfundimit të këtij kompeticioni do të vendos për të ardhmen e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/