image Motrat binjake vriten nga sulmi me raketa në Ukrainë

Botë

Motrat binjake vriten nga sulmi me raketa në Ukrainë

news image

Autoritetet në Kramatorsk kanë emëruar dy nga viktimat e sulmit të mbrëmshëm si binjaket 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko.

Në një postim në Telegram, këshilli i qytetit u shpreh ngushëllimet prindërve të vajzave, duke thënë se “një raketë ruse ndaloi rrahjet e zemrave të dy engjëjve”.

“Ne ndajmë dhimbjen e familjes suaj dhe së bashku me ju përulim kokën në pikëllim të thellë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/