Një e mitur është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës për shkak se kishte rrahur vëllain e saj 6-vjeçar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se babai ka prezantuar një video incizim të rrahjes së vëllait 6 vjeçar nga motra e mitur.
“Prishtinë NN-NN. Është arrestuar e dyshuara e mitur femër K/Shqiptare për shkak të dyshimit se para dy- tri ditëve e kishte rrahur vëllain e saj të moshës 6 vjeç për të cilin rast babai, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka prezantuar një video incizim. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/