image Motivi i vrasjes në fshatin Gadime

Siguri

Motivi i vrasjes në fshatin Gadime

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një vrasje në Gadime të Lipjanit, ku mbeti i vdekur Shpejtim Limani. I dyshuari për këtë vrasje është Xhelal Ramadani.

Por si ndodhi ngjarja dhe cili është motivi i vrasjes?

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mos marrëveshje mes familjes së viktimës dhe të dyshuarit.

I dyshuari Xhelal Ramadani ka qëlluar me armë viktimën Shpejtim Limanin, i cili nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.

Policia ka marrë informacionin se vrasja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “6 Maji” të fshatiti Gadime e Ulët.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë policore, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi, si dhe një Njësi e Reagimit të Shpejtë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/