image Moti për nesër

Parashikimi/ Moti për nesër

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, theksohet se dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende, me reshje bore, kryesisht në qendër jugperëndim dhe juglindje të territorit.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

IHMK-ja, tutje thotë se do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi maksimale deri 9m/s. /Gazeta Sinjali/