image Moti për nesër, temperaturat do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius

Kosovë

Parashikimi/ Moti për nesër, temperaturat do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius

news image

Të dielën në vend parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Sipas këtij institutit, nesër do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s, në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin, kryesisht në veri të Dukagjinit shpejtësia e erës do të arrijë mbi 13m/s/Gazeta Sinjali/