image Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti për dy ditët 31 janar dhe 1 shkurt për vitin 2022 do jetë i vranët.

Në njoftimin e publikuar thuhet se në fushat termike do të ketë rritje të temperaturës.

“Sidomos, ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë celsius (ditën e premte)”.

“Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.

/GazetaSinjali/