image Kjo është gjendja e akseve rrugore në qarkun e Kukësit, për ata që do të marrin rrugën për Shqipëri

Shqipëri

Kjo është gjendja e akseve rrugore në qarkun e Kukësit, për ata që do të marrin rrugën për Shqipëri

news image

I gjithë territori i Qarkut Kukës ditën e sotme është përfshirë nga një situatë moti të pa qëndrueshme.

Njoftohet se në territorin e bashkisë Tropojë ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë gjatë natës si dhe erëra të forta.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka pasur rënie inertesh në disa segmente rruge, sidomos në  akset rrugore nacionale Tropojë dhe në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec, por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin, shkruan abcnews, përcjell Gazeta Sinjali.

Ndërsa në Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente./GazetaSinjali/