image Mot me vranësira dhe reshje shiu në Kosovë

Kosovë

Mot me vranësira dhe reshje shiu në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se këto dy ditë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot sipas IHK-së mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm.

Në fushat termike do të ketë rënje në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

/Gazeta Sinjali/