image Mot i vranët gjatë javës së ardhshme, parashihen edhe shkarkime rrufesh

Kosovë

Mot i vranët gjatë javës së ardhshme, parashihen edhe shkarkime rrufesh

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga java e ardhshme pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat do shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

IHMK-ja njofton se mund të ketë edhe shkarkime rrufesh dhe kjo situatë pritet të zgjasë deri të enjten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/