Një person ka plagosur një tjetër dje në Vushtrri, pas një mosmarrëveshje për pronë.
Viktima është plagosur në këmbë me armë zjarri , ku më pas ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendngjarje ka dalë policia ku është gjetur një gëzhojë 7.65mm, raporton Gazeta Sinjali.
“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/