Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë se një person është sulmuar në Prizren për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.
Ndërsa, Policia e Kosovës, sot përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje tjera.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:15, në rrugën “Mentor Krasniqi”, në Prizren.
Gjithashtu, viktima është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa rasti është duke u hetuar.