image Moska shtrohet me borë artificiale për festat e fundvitit

Botë

Rusi/ Moska shtrohet me borë artificiale për festat e fundvitit

news image

Viti 2019 ka qenë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Rusi që prej vitit 1891, kur ky vend nisi të mbledhë statistikat.

Muaji dhjetor i ka thyer tërë rekordet e kryeqytetit, saqë autoritetet vendosën të përdornin borë artificiale, për t’u dhuruar moskovitëve një Krishtlindje të bardhë.

Bora artificiale u transportua me kamionë dhe u shkarkua në zona të ndryshme të qytetit, midis të cilave Sheshi i Kuq dhe rruga historike “Arbat”.

Gjatë gjithë vitit, në kryeqytet, temperatura mesatare e regjistruar ka qenë 7,6-7,7 gradë; 0,3 gradë më shumë se rekordi i mëparshëm.

Në nivel kombëtar, ky ka qenë viti më i nxehtë gjatë 128 viteve të fundit.

https://twitter.com/WildWildMoscow/status/1210856614481276928