Forcat ruse po raportojnë se shkatërruan 111 avionë luftarakë, 68 helikopterë dhe 160 dronë të Ukrainës që nga fillimi i “operacionit special ushtarak”.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës në buletinin e saj të fundit.
Në këto të dhëna përfshihen gjithashtu shkatërrimi i “159 sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore, 1353 tanke dhe lloje të tjera mjetesh të blinduara, 129 raketahedhës, 493 sisteme artilerie dhe mortajash dhe 1096 automjete speciale ushtarake”.
Vetëm në 24 orët e fundit, zëdhënësi Igor Konashenkov tha se “ushtria ruse rrëzoi dy avionë ukrainas Su-25, një MiG-29 dhe katër drone”.
Ditën e fundit, sistemet e aviacionit dhe mbrojtjes ajrore të Forcave Ajrore Ruse rrëzuan dy avionë ukrainas Su-25 në rajonin e Chernihiv.
Nga ana tjetër sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia ka humbur më shumë se 13,800 ushtarë, 84 avionë, 108 helikopterë, 430 tanke, 109 sisteme armësh dhe 2 anije që nga fillimi i pushtimit.