image Moshat e 10 viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19

Shëndetësi

Moshat e 10 viktimave që vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19

news image

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona si pasojë e infektimit me COVID-19. MSh gjithashtu ka njoftuar edhe për moshën e viktimave, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas infografikës së MSh-së, një nga viktimat i takon grupmoshës 50-59 vjeç, katër viktima të grupmoshës 60-69, një viktimë është e grupmoshës 70-79 vjeç dhe katër viktima janë të moshës mbi 80-vjeç.

Rastet e vdekjes janë regjistruar në komunën e Fushë Kosovës, Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Gjakovës, Gllogocit, Pejës, Suharekës. /GazetaSinjali/