image Moschino sjell veshjet me pikturat e famshme të Picassos

Modë & Stil

Modë/ Moschino sjell veshjet me pikturat e famshme të Picassos

news image

Stilisti i Moschinos, Jeremy Scott, ka shpalosur koleksionet e tij në pasarelat e javës së modës në Milano.

Kjo sfilatë ishte e jashtëzakonshme, duke dëshmuar edhe njëherë se nuk ai nuk di të zhgënjejë.

Këtë herë vizioni i Scott u shpalos si një vepër autentike arti, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjithçka dukej sikur mbante vulën e të madhit Picassos, por veshjet e demonstruara ishin krijimet plot jetë të një amerikani si Jeremy Scott.

Ai ka vendosur që për koleksionin pranverë-verë 2020, t’i bëjë homazh pikërisht artistit spanjoll.

Scott, duket sikur është frymëzuar nga femrat e shumta të të madhit piktorit si bashkëshorte, të dashura dhe muza.

Veshjet e prezantuara, ngjasonin me kryevepra të vërteta kubiste. Këto veshje u prezantuan nga modele të njohura si: Gigi Hadid, Bella Hadid, Irina Shayk e shumë të tjera./Gazeta Sinjali/