image DiCaprio dhe Gigi kapen ‘mat’ sërish, fotografohen duke dalë fshehurazi - FOTO

Bota e Yjeve

DiCaprio dhe Gigi kapen ‘mat’ sërish, fotografohen duke dalë fshehurazi – FOTO

news image

Dyshimet se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë në një romancë tash e një kohë. Së fundmi dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u fotografuan duke dalë për darkë në Cipriani në New York City.

Çifti i “trembur” nga kamera – të cilëve iu bashkua miku i DiCaprios, Vivi Nevo – u përpoqën të fshiheshin nga paparacët ndërsa sigurimi i nxori ata nga restoranti.

image 363

Aktori i “Titanic”  kishte veshur atlete të bardha, xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një kapele bejsbolli dhe maskë që fshihte pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ndërsa modelja e famshme kishte veshur një bluzë të shkurtër, një xhaketë lëkure dhe një shall blu që e përdori për të mbuluar fytyrën e saj.

48-vjeçari dhe 27-vjeçarja u panë për herë të parë bashkë në shtator gjatë Javës së Modës. Page Six raportoi ekskluzivisht se dyshja po shijonte shoqërinë e njëri-tjetrit në një festë në papafingo në Soho dhe u pa gjithashtu në Casa Cipriani.

image 364
image 365

/GazetaSinjali/