Stilisti i Moschinos, Jeremy Scott, ka shpalosur koleksionet e tij në pasarelat e javës së modës në Milano.
Kjo sfilatë ishte e jashtëzakonshme, duke dëshmuar edhe njëherë se nuk ai nuk di të zhgënjejë.
Këtë herë vizioni i Scott u shpalos si një vepër autentike arti, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjithçka dukej sikur mbante vulën e të madhit Picassos, por veshjet e demonstruara ishin krijimet plot jetë të një amerikani si Jeremy Scott.
Ai ka vendosur që për koleksionin pranverë-verë 2020, t’i bëjë homazh pikërisht artistit spanjoll.
Scott, duket sikur është frymëzuar nga femrat e shumta të të madhit piktorit si bashkëshorte, të dashura dhe muza.
Veshjet e prezantuara, ngjasonin me kryevepra të vërteta kubiste. Këto veshje u prezantuan nga modele të njohura si: Gigi Hadid, Bella Hadid, Irina Shayk e shumë të tjera./Gazeta Sinjali/