image "Mos u turrni me yrysh", deputeti i LVV-së i përfshirë në përplasje i reagon PDK-së me një foto të Thaçit

Politikë

“Mos u turrni me yrysh”, deputeti i LVV-së i përfshirë në përplasje i reagon PDK-së me një foto të Thaçit

news image

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi i cili ishte i përfshirë në përplasjen që ndodhi sot në Kuvend, u ka reaguar deputetëve të PDK-së me një fotografi të ish-kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçi, i cili në vitin 2015 kishte thënë se: “Kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armiku i pavarësisë së Kosovës dhe i UÇK-së“.

Muzaqi u ka thënë deputetëve të PDK-së që të mos marrin yrysh sepse nuk ua kanë frikën.

“Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin. Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ai.

“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju”, ka thënë ai.

Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin. Mos u turrni…

Posted by Besim Muzaqi on Thursday, 6 May 2021

/GazetaSinjali/