image Mos ndoshta vëllai binjak i Andit sapo konfirmoi se do jetë në Përputhen? Ja çka thotë ai

Bota e Yjeve

Mos ndoshta vëllai binjak i Andit sapo konfirmoi se do jetë në Përputhen? Ja çka thotë ai

news image

Andi Artani është padyshim një nga konkurentët më të pëlqyer të sezonit te dytë të Përputhen.

Ish-konkurenti para disa muajsh ka zbuluar për ndjekësit e tij që ka një vëlla binjak i cili quhet Ardi.

 Ky i fundit rrembeu menjëherë vëmendjen e te gjithëve dhe falë famës së vëllait te tij ka arritur më shumë se 30 mije ndjekës në llogarine e tij në “Instagram”.

Në një komunikim të fundit me ndjekësit e tij, Ardi ka treguar detaje rreth jetës së tij në SHBA.

Megjithatë, nuk kishte sesi të mos përmendej edhe programi i njohur i dashurisë.

“Ku e sheh veten pas 5 vitesh?”- ishte nje nga pyetjet e ndjekësve te tij.

Përgjigja e Ardit ishte: “Përputhen 6”.

Kjo përgjigje e vëllait të Andit është marrë si një reagim ndaj zërvave se mund të jetë pjese e programit, gjithsesi ngelet për tu parë nëse ai do të marrë pjesë si konkurrent. /GazetaSinjali/