image Mos ia mësyni të vozisni nga Veterniku për në qendër, 20 minuta pritje në kolonë

Kosovë

Trafiku/ Mos ia mësyni të vozisni nga Veterniku për në qendër, 20 minuta pritje në kolonë

news image

Si çdo ditë tjetër edhe sonte është bllokuar trafiku në lagjen ‘Veternik’ të Prishtinës.

Një sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se pritja për ta kaluar Veternikun deri te rrethi te flamuri po zgjasin deri në 20 minuta.

Kjo pjesë e kryeqytetit po bllokohet çdo ditë për shkak të fluksit të madh të veturave.

Ndërkohë, as pushteti lokal e as nacional ende nuk e kanë gjetur zgjidhjen për trafikun që shmang kolonat e gjata dhe ua kursen kohën qytetarëve. /Gazeta Sinjali/